Trajneri i Prishtinës flet pasi mposhti Pejën, tregon se kush ishte çelësi i fitores

Klubi i basketbollit, Prishtina ka shënuar fitore të madh ndaj KB Pejës në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës.
Prishtina me dallim prej dy pikëve, arriti që ta mposhtë Pejën dhe të vazhdojë tutje në “Final 8”, shkruan IndeksOnline
Me rezultatin final në 90 – 88, kryeqytetasit e mposhtë një Pejë mjaft të papërshtatshme.
Por, për të parë se si ishte kjo ndeshje për ta dhe se cili ishte çelësi i fitores për Prishtinën, IndeksOnline ka biseduar me trajnerin e kësaj skuadre, Andin Rashicën.
“Jam i kënaqur me paraqitje e lojtarëve. Normalisht që jemi nisur të japim maksimumin dhe të luftojmë deri në fund për fitore ndaj Pejës. Dihet që ndeshjet ndaj tyre janë derbi, kështu që kemi qenë shumë të motivuar”.
Por, i pyetur se cili ishte çelësi i kësaj fitore sonte ndaj një skuadre si KB Peja, ai tha se ishte loja e shpejtë që skuadra e tij e zhvilloi.
“Çelësi i fitores ishte loja e shpejtë në sulm, në fazën e mbrojtjes kemi bërë shumë gabime, mirëpo kemi luftuar më shumë se pejanët. Gabimet në mbrojtjet duhet t’i mënjanojmë dhe të jemi shumë me të kujdesshëm”, tha fillimisht trajneri i Prishtinës
“Duhet të jemi me këmbë në tokë, ende nuk ka përfunduar asgjë. Duhet të jemi me të njëjtin motiv dhe seriozitet. Nesër nuk do të jetë lehtë ndaj Pontes, mirëpo luftojmë deri në fund”, tha ai.