75 Mall Live Search
22:31 / E Enjte, 04 Shkurt 2021 / OSH

Krasniqi në Rahovec: Zhvillimi i bujqësisë ka qenë dhe do të jetë prioritet për PDK-në

Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës ka qëndruar sot në komunën e Rahovecit. Krasniqi në këtë komunë ka prezantuar para qytetarëve të shumtë Planin e Rimëkëmbjes..

“Në Rahovec, në kryeqytetin e bujqësisë së Kosovës, sonte prezantuam Planin e Rimëkëmbjes, me të cilin, këta punëtorë fisnikë, që bukën e fitojnë me shumë punë e djersë, do t’i mbështesim përmes fondit prej 1 miliard eurosh për sektorin privat”, ka shkruar Krasniqi.

Ai thotë se zhvillimi I bujqësisë për PDK-në ka qenë dhe do të jetë prioritet.

“Zhvillimi i bujqësisë për ne ka qenë dhe është prioritet, andaj për fermerët dhe vreshtarët do të rrisim mbështetjen financiare, përmes granteve dhe subvencioneve.  Mbështetja e fuqishme për PDK-në u konfirmua edhe në fshatin Fortesë, ku takuam qindra qytetarë që tashmë kishin vendosur që të votojnë për #Rimëkëmbje.  Vota për PDK-në është votë që Rahovecit dhe Kosovës ia sjellë ndryshimet që qytetarët po i kërkojnë gjithandej vendit.  #PDK134  #HoxhajKryeministër #MemliKrasniqi5”, ka shkruar Krasniqi.