Hoti: Secilën ditë po rikonfirmohet mbështetja për LDK-në

Kandidati për deputet nga LDK, Visar Hoti, ka vazhduar fushatën e tij elektorale. Hoti është shprehur se çdo ditë e më shumë po rikonfirmohet mbështetja e qytetarëve për Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Secilën ditë po rikonfirmohet mbështetja masovike për Lidhjen tonë dhe shtetin shtet.
Faleminderit për madhështinë që po i jepni fushatës tonë qytetarë të dashur dhe rini e mrekullueshme e Podujevës, gardianë të shtetësisë së Republikës.
Mbështetja juaj për mua është përgjegjësi e madhe, të cilën unë do ta kthej me punë.
#unëembajfjalën
#gardianëteshtetit
#LDK132✌️
#VisarHoti61✅



