Lajçak me plane të reja për dialogun Kosovë-Serbi, informon shtetet e BE-së

Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak po i bën gati një vit që nga emërimi i tij në këtë pozitë.
Ai ka folur me ambasadorët e Bashkimit Evropian si edhe me delegatët e BE-së.
Lajçaku në Twitter ka thënë se ka plane për javët dhe muajt në vazhdim në lidhje me këtë proces.
“Sot informova ambasadorët dhe delegatët e BE-së për vitin tim të parë në punë, si edhe ua shpjegova planet për javët dhe muajt pasues. Jam shumë i inkurajuar me mbështetjen e fortë të të gjitha shteteve anëtare të BE-së”, ka thënë ai.
Today I briefed the ?? Ambassadors (PSC) and delegates (COWEB) about my first year on the job and explained my plans for the upcoming weeks and months. I’m very encouraged by the strong support from all EU Member States. pic.twitter.com/Kw2J8FMHeS
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 4, 2021