Rrihet nga burri e bashkë me fëmijët përfundon në shtëpi të sigurt

Një rast i dhunës në familje është raportuar mëngjesin e së enjtes në Graqanicë. Një grua ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga burri i saj.
Ajo ka marrë mjekimin pas lëndimit të pësuar, ndërsa bashkë me fëmijët e saj të vegjël është dërguar në shtëpi të sigurt.
Policia nuk ka raportuar se ka pasur të arrestuar në lidhje me këtë rast, ndërsa është bërë e ditur se rasti vazhdon të hetohet./IndeksOnline/