502 gjoba antiCOVID gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24-orëve të fundit, janë shpërndarë 502 gjoba për mosrespektim të Ligjit antiCOVID në vend.
Njoftohet po ashtu se u janë shqiptuar edhe 1.422 gjoba qytetarëve që nuk respektuan rregullat e trafikut.
Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe ka pasur 18 aksidente me të lënduar, 32 me dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për aksidente me fatalitet.
Gjatë 24-orëve të fundit janë arrestuar 32 persona, 17 janë në mbajtje, 1 në ndalim policor dhe 6 në vuajtje dënimi.