Besian Mustafa zotohet për përkrahje të rinisë së Kosovës

Besian Mustafa u zotua se do të jetë vazhdimisht në përkrahje të rinisë së Kosovës. Këtë e tha në një takim me rininë e kryeqytetit, me të cilët zhvilloi bashkëbisedim, ku edhe shpalosi programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për rininë.
“Rinia dhe interesat e rinisë mbeten prioritet yni dhe si të tilla, do të përkrahen pa rezervë, si nga unë, ashtu edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës”, është shprehur Mustafa para të pranishmëve.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të rinisë së Prishtinës, ndër tjera, Mustafa zbuloi se programi i LDK-së parasheh si prioritet zhvillimin e mëtejmë ekonomik të vendit dhe krijimin e sa më shumë vendeve të reja të punës për rininë kosovare.

Besian Mustafa është kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, parti e cila ia besoi atij edhe pozitën e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.