75 Mall Live Search
11:26 / E Premte, 05 Shkurt 2021 / OSH

Vëllai i Hakif Zejnullahut: Persona të pandërgjegjshëm vendosën shirita të kuq në tytat e shtatoreve

Persona të pandërgjegjshëm besohet t’iu kenë vendosur shtatoreve të dëshmorëve në Podujevë, nga nja shirit të kuq.

Është Bajram Zejnullahu, vëllai i dëshmorit Hakif Zejnullahu ai i cili ka reaguar përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton IndeksOnline.

“Mëngjesin e sotëm në sheshin e dëshmorëve në Podujevë, në tytat e shtatoreve të heronjëve të kombit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Ilir Konushevci e Edmond Hoxha, persona të pandërgjegjshëm vendosin shirita te kuq. Kjo sjellje e këtyre personave është e papranueshme për familjarët e heronjëve dhe bashkëluftëtarët e tyre”, ka shkruar mes tjerash ai.

Vlen të përmendim faktin se kanë qenë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje ata që gjatë ditës së djeshme kanë njoftuar se kanë stolisur qytete të ndryshme të vendit, kjo për siç kanë thënë ata për festën pas 14 shkurtit.

Shkrimi i tij i plotë:

Mëngjesin e sotëm në sheshin e dëshmorëve në Podujevë, në tytat e shtatoreve të heronjëve të kombit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Ilir Konushevci e Edmond Hoxha, persona të pandërgjegjshëm vendosin shirita te kuq.

Kjo sjellje e këtyre personave është e papranueshme për familjarët e heronjëve dhe bashkëluftëtarët e tyre.

Heronjët mbesin dhe janë ata të cilët me kontributin e tyre sot edhe e festojmë lirinë.

Çdo keqpërdorim me heronjët dhe shtatoret e tyre nga kushdoqoftë është i denueshëm dhe papranueshëm.

Shiritat e kuq më shumë na kujtojnë kohën e komunizmit dikur, kur të njejtit njerëz me brohoritje e pritnin Titon rrugëve me duartrokitje.