75 Mall Live Search
12:32 / E Premte, 05 Shkurt 2021 / Blerim

Griffiths flet për transferimin e Krasniqit në Newcastle

Liridon Krasniqi ka kompletuar huazimin nga Johori për në skuadrën e Newcastle Jets.

Futbollisti kosovar u largua nga Malajzia dhe tani do të luajë në Australi, shkruan IndeksOnline.

Për transferimin e Krasniqit në Newcastle ka folur edhe trajneri i skuadrës, Joel Griffiths.

“Karakteri i tij flet shumë. Ai di të flasë mirë anglisht. Është i etur ta mësojë kulturën tonë. Ai është i përkushtuar për ta luajtur lojën e tij”, ka thënë Griffithsi.

Krasniqi nuk mund të debutojë gjatë kësaj jave, për shkak se lojtari duhet të qëndrojë në karantinë disa ditë./IndeksOnline/