75 Mall Live Search
13:10 / E Premte, 05 Shkurt 2021 / OSH

Gold AG: Më fal që mungova baba, do ta rris Guerilin me traditat që më rrite ti mua

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, ka një lidhje shumë të afërt me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ai ndan shpesh me ta fotografi dhe video nga jeta e përditshme, madje edhe detaje të ndryshme nga jeta personale.

Së fundmi, reperi me prejardhje nga Presheva publikoi një fotografi, të realizuar në një vizitë te varri i babait të tij të ndjerë pas pothuajse tri vitesh.

Në mbishkrimin e fotografisë, ai thotë se kjo mungesë për te varri i tij u shkaktua pa dashjen e tij, megjithatë është i lumtur që e vizitoi atë për herë të parë si baba i një fëmije.