Reperi amerikan vë në ballë diamantin në vlerë prej 20 milionë euro

Reperi i njohur amerikan Lil Uzi Vert ka vendosur në ballë diamantin në vlerë prej 20 milionë euro.
Reperi i njohur tashmë është i njohur si merakli i tatuazheve e piercingëve, ndërsa së fundmi bëri ‘boom’ me këtë paraqitje, transmeton Indeksonline.
“Unë jam duke u përpjekur të kthehem në një diamant,” shkroi ai në Twitter. Sipas tij, diamanti, i cili është “10 gati 11 karat”, është më i shtrenjtë se të gjitha makinat dhe shtëpia e tij së bashku. “Unë kam kursyer për një diamant rozë nga Elliot për vite me rradhë. Ky gur kushtoi aq shumë saqë unë kam paguar për të që nga viti 2017. ” tha ai./Indeksonline/