75 Mall Live Search
22:28 / E Premte, 05 Shkurt 2021 / OSH

Musliu-Shoshi: Me ardhjen e PDK-së në pushtet do të miratohet plani i rimëkëmbjes

Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi fushatën e saj e ka vazhduar në qytetin e Gjilanit.

Musliu-Shoshi ka sqaruar se me qeverisjen e PDK-së  do të miratohet plani i rimëkëmbjes i cili do ta shpëtojë vendin nga kriza.

“Miqësisht e ngrohtësisht, na pritën edhe bizneset e Gjilanit. Pasi të marrim besimin qytetar e të nisim me qeverisjen e vendit, menjëherë do ta miratojmë planin tonë të rimëkëmbjes i cili do ta shpëtojë vendin nga kriza ekonomike të cilën e ka shkaktuar pandemia e në anën tjetër edhe qeveria. Do të ndajmë 500 milionë euro për ndihmë direkte në përballjen me pandeminë, duke krijuar një rritje të qëndrueshme ekonomike, e cila do të shkoj prej 5 % deri 7 %. #PDK134 #Rimëkëmbje  HoxhajKryeminister1 #arianamusliushoshi15”, thuhet në njoftimin e Musliu-Shoshit.