Osmani: Me Vetëvendosjen bashkëpunojmë edhe për zgjedhjet lokale

Kandidatja për Presidente nga lista “Guxo”, Vjosa Osmani thotë se kjo listë do të bashkëpunoj me Vetëvendosjen edhe në zgjedhjet lokale.Osmani shprehet se do të arrijnë suksese ashtu siç do arrijnë edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Ne dhe Vetëvendsoje do të bashkëpunojmë edhe në zgjedhjet lokale. Besoj që do të arrijmë suksese siç do të arrijmë edhe më 14 shkurt”
Lëvizja Vetëvendosje me anë të një postimi i është adresuar të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Ata kanë thënë se secila votë do të numërohet, që prej numrit 1 që është Albin Kurti, e deri në fund.
Postimi i plotë i LVV-së:
Të dashur qytetarëSecila votë për Vetëvendosjen – 127 – do të jetë e vlefshme! Mos i dëgjoni ata që thonë ndryshe.
Votoni 127, pastaj zgjidhni jo më shumë se pesë numra kandidatësh nga lista jonë. Secila votë do të numërohet, që prej numrit 1 që është Albin Kurti, e deri në fund.
T’i japim mbështetje sa më të madhe Lëvizjes dhe kryeministrit tonë!