Në moshën 91 vjeçare vdes aktori i njohur

Aktori i njohur Christopher Plummer ka vdekur sot në moshën 91 vjeçare.
Gjatë karrierës së tij ishte shumë i pëlqyer për rolet që i luante me shumë profesionalizëm, transmeton Indeksonline.
Ai ishte fitues i çmimit “Oscar” dhe yll i filmit “The Sound of Music”, po ashtu njihet edhe për rolet e tjerë të njohura tek “The Insider”, “Star Trek VI: The Undiscovered Country” dhe në filmin e animuar “Up”.
Aktori u martua dy herë, martesa të cilat nuk i zgjatën shumë.
Nga martesa e parë ka një vajzë Amanda Plummer, e cila është trashëgimtarja e vetme e aktorit./Indeksonline/
