75 Mall Live Search
23:47 / E Premte, 05 Shkurt 2021 / AR

I mbyllën Instagramin, por Tea befason me veprimin e radhës

Ish konkurrentja e “Për’puthen” Tea Trifoni ditëve të fundit bëri bujë të madhe në mediat rozë.

I mjaftojë zyrtarizmi i lidhjes me kosovarin Beart Rexhepi, dhe profilet e tyre u vërshuan me komente, nga më të ndryshmet, shkruan Indeksonline.

Llogaria e Teas u mbyll për disa ditë, mirëpo sonte ajo arriti ta rikthejë.

Duke hapur një pyetësor për ndjekësit në mënyrë që ti lej ta pyesin se çfarë të duan, ajo u kthye më e vendosur se kurrë më parë.

Pas shumë kritikave dhe ofendimeve, ajo dhe Bearti po kalojnë momente të lumtura së bashku, duke shijuar dashurinë ashtu siç është më së miri./Indeksonline/