75 Mall Live Search
08:11 / E Shtunë, 06 Shkurt 2021 / AR

Pas aksidentit të Jennifer, ndërpriten xhirimet e filmit “Don’t Look Up”

Gjatë xhirimeve është lënduar aktroja e njohur me famë botërore Jennifer Lawrence.

Në një shpërthim që u bë afër dritares në të cilën ajo gjendej ulur, u godit me një copë xhami në sy, transmeton Indeksonline.

 Edhe pse kishte shumë gjakderdhje, gjendja e saj është përmirësuar dukshëm, shkruan TMZ.

Filmi i regjisorit Adam McKay ( Vice ) ka të bëjë me dy shkencëtarë (Lawrence dhe Leonardo DiCaprio ) të cilët duhet të organizojnë një turne masiv mediatik për të paralajmëruar njerëzimin për një asteroid që po afrohet që do të shkatërrojë Tokën.

Përveç Lawrence dhe DiCaprio, në film luajnë edhe Cate Blanchett, Timothée Chalamet, Ariana Grande, Matthew Perry, Kid Cudi, Jonah Hill, Himesh Patel, Tomer Sisley dhe Rob Morgan./Indeksonline/