Pritje madhështore në Prizren për listën LDK-AKR, Zyberaj: Qytetarët kanë vendosur për “SHTETIN SHTET”

Lista zgjedhore, LDK-AKR, është pritur nga shumë qytetarë në Prizren.
Kandidati me numër 44 nga kjo listë, Jetlir Zyberaj përmes një postimi tha se qytetarët kanë vendosur për “SHTETIN SHTET”, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
DK 132 Jetlir Zyberaj Takim madhështor me qytetarët e Prizrenit. Mbështetja që Lista AKR-LDK nëpër gjithë Kosovën është inspiruese. Gjithashtu, përveç rritjes së besimit në fitore, na shton përgjegjësinë e përkushtimin për t’iu përgjigjur kërkesave popullore për SHTETndërtim. Qytetarët gjithandej Kosovës kanë vendosur për SHTETIN SHTET.