Pacolli takon personelin shëndetësor: Puna e tyre është fisnike dhe madhështore

Kryetari i Aleancës Kosova e Re dhe kandidati për deputet, Behgjet Pacolli, ka ndarë disa momente nga takimi që ka pasur sot me personelin shëndetësor.
Pacolli ka thënë se ajo se çka bëjnë mjekët tanë dhe personeli shëndetësor është shumë fisnike.
Ai ka shtuar se nga takimi që ka pasur me ta kuptoi se vullneti dhe zelli i tyre për punë nuk mungon, përkundër kushteve jo të mira.
“Është fisnike, madhështore dhe jetëshpëtuese ajo çfarë bëjnë sot mjekët tanë e personeli shëndetësor. Nga takimi me ta kuptova se nuk mungon aspak vullneti e zelli i tyre për punë, por ende u mungojnë kushtet”.
“Ka nevojë urgjente për përmirësim të infrastrukturës shëndetësore. Në fakt ka pasur gjithmonë̈ nevojë, prandaj AKR prej kryeherash e ka pasur një nga shtyllat e programit investimin në shëndetësi”, është shprehur Pacolli.