75 Mall Live Search
18:29 / E Shtunë, 06 Shkurt 2021 / OSH

Momenti prekës/ Fiton betejën e gjatë me Covid-19, pacienti ngrihet në këmbë pas një viti

Pas luftës të gjatë rreth një viti me Covid-19 një pacient në Britaninë e Madhe ka arritur që të hedhë hapat e tij të para vetë që nga momenti që virusi i shkatërroi mushëritë dhe veshkat.

Jason Kelk, 49-vjeç e kishte të pamundur të ecte vetë për gati një vit pasi ishte shkatërruar nga efektet e Covid-19.

Ai është një nga pacientët me “luftën më të gjatë kundër coronavirusit” në Mbretërinë e Bashkuar pasi u pranua në Spitalin St James ‘në Leeds, West Yorks, më 31 mars të vitit të kaluar.

Gruaja Sue, nga Leeds, West Yorks, tha: “Jam shumë krenare për të, me të vërtetë është një mrekulli ta shoh Ai ka arritur të ecë në vend më parë dhe kishte bërë disa hapa, por kjo ishte hera e parë që ai eci kaq gjatë”