SPEKTAKËL në ‘Old Trafford’/ Everton fiton pikë të artë

Skuadra e Manchester Unitedit dhe ajo e Evertonit kanë ndarë pikët në xhiron e 23-të të Premierligës.
‘Djajtë e Kuq’ dhe ‘The Toffes’ barazuan 3 me 3 në një ndeshje spektakolare, shkruan IndeksOnline.
Skuadra e Ole’ shënuan dy gola në pjesën e parë. Ishin; Cavani dhe Fernandes që e mbyllen pjesën e parë me epërsi 2-0.

Por në pjesën e dytë u shënuan edhe katër gola të tjerë.
Fillimisht skuadra e Evertonit barazoi shifrat në 2-2, pastaj erdhi goli i McTomminay për 3 me 2.
Kur u mendua se skuadra e Unitedit do t’i fitojë tri pikë të arta, në skenë doli sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Dominic Calver-Lewin që barazoi rezultatin në sekondat e fundit të ndeshjes.
Me këtë barazim Manchester Unitedi mbetët në pozitën e 2-të me 45 pikë, 2 me pak se lideri Manchester City [47].
Everton me një pikë të fituar ngritët në pozitën e 6-të me 37 pikë./IndeksOnline/
Bruno's amazing goal Vs. Everton ? pic.twitter.com/VUrHNxZd6O
— BF 18 (@FernandesThings) February 6, 2021
#MUNEVE #PremierLeague
— LAGOS EYE NEWS (@LagosEyeNews2) February 6, 2021
GOAL…… (VIDEO)
McTominay Scores for #ManchesterUnited.
3 – 2 #MUNEVE.
Assisted by Luke Shaw from a free kick. pic.twitter.com/ZAXswwROwi