Pas humbjes në derbin turk, Ozil i kërkon falje tifozëve

Mbrëmë u zhvillua derbi turk ndërmjet Fenerbahces e Galatasarayt, duel ky në kuadër të xhiros së 24.
Feneri e humbi këtë sfidë me rezultatin final në 0:1, ku golin e vetëm për Galatasarayn e shënoi, Abdallah, shkruan IndeksOnline
Pas ndeshjes foli edhe transferi i ri i Fenerbahces, Mesut Ozil i cili i kërkoi faljet tifozëve që derbi i tij i parë shkoi keq.
“Dëshiroja që derbi im i parë me ekipin tim të përfundojë ndryshe, na vjen shumë keq për rezultatin mbrëmë. Por unë erdha në Fenerbahçe për të fituar dhe për t’i gëzuar ato me shokët e skuadrës dhe tifozët e mi. Rruga jonë është e gjatë dhe shpresojmë që kampionati të jetë i suksesshëm në fund…. ne gjithmonë do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën për këtë klub“, shkruajti Ozil.
Takımımla çıktığım ilk derbimin daha farklı sonuçlanmasını isterdim, dün akşamki sonuçtan dolayı çok üzgünüz. Fakat ben Fenerbahçe’ye takım arkadaşlarım ve taraftarımızla büyük zaferler ve kupalar kazanmaya geldim. Yolumuz uzun ve inşallah sonu şampiyonluk olacak… pic.twitter.com/vGNT4CbQjv
— Mesut Özil (@MesutOzil1088) February 7, 2021