Evgjeni Thaçi në Shalë të Lipjanit: Kësaj radhe Kosovën e mbrojmë me votë për PDK-në

Kandidatja për deputet nga radhët e PDK-së, Evgjeni Thaçi ka vizituar Shalën e Lipjanit së bashku me kandidatët e Lipjanit nga PDK dhe kandidatin për kryeministër, Enver Hoxhaj.
Thaçi përmes një postimi tha se në këtë tubim u përkujtua 23 vjetori i nisjes së delegacionit të Kosovës për në Rambuje, transmeton Indeksonline.
Ajo në postimin e tij u shprehë se kësaj radhe Kosovën e mbrojmë me votë për PDK.
Postimi i plotë:
Në Shalë te Lipjanit, përkujtuam 23 vjetorin e nisjes së delegacionit të Kosovës për në Rambuje të Francës, ku u nënshkrua marrëveshja që i dha fund gjenocidit të regjimit të Millosheviqit në Kosovë. Në ditë si këto, ne duhët të reflektojmë për çmimin e lirisë sonë dhe të mbajmë në mendje se të njejtit njerëz që ishin kundër kësaj marrëveshje të paqes, të njëjtit ishin kundër proceseve që çuan në pavarësinë e Kosovës, e po të njëjtit sulmuan dhe dëmtuan shtetësinë e Kosovës në çdo aspekt. Prandaj e kemi obligim që ta mbrojmë lirinë, shtetin dhe të ardhmën tonë të përbashkët. Kësaj radhe Kosovën e mbrojmë me votë për PDK 134