Hoti reagon pas letrës së Biden: Ju kam paralajmëruar!

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi ka reaguar për letrën e Joe Biden në drejtim të Aleksander Vuçiq.
Hoti në postimin e tij ka shkruar se e ka paralajmëruar këtë, transmeton Indeksonline.
“Kur i ke miqtë e fortë … vera te dera. Ju kam paralajmëruar! Faleminderit President Biden!”, ka shkruar Hoti.
Në letrën e Joe Biden, i kërkohej Aleksander Vuçiqit që të njeh Kosovën si shtet./Indeksonline/