75 Mall Live Search
13:16 / E Diele, 07 Shkurt 2021 / Blerim

Njihuni me 42 vjeçarin i cili nga burrë u kthye në grua

Ish ylli amerikan i mundjes, që njihet ndryshe si Wrestling, Tyler Reks ka shokuar fansat e tij pasi postoi një foto në rrjetet sociale, ku shihej një ndryshim radikal i tij.

42-vjeçari njoftoi ndjekësit se i ishte nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë dhe tashmë emri i tij nuk është më Tyler Reks, por Gabbi Tuft.

“Kjo është pjesa ime që mbeti për një kohë të gjatë në hije, ajo e frikësuar se çfarë mund të mendojë bota, e frikësuar nga ajo që do të thoshin ose bënin familja ime, miqtë e mi, ndjekësit e mi”, shkruajti Gabbi në foton që shoqëron postimin.