75 Mall Live Search
13:51 / E Diele, 07 Shkurt 2021 / OSH

Gashi në Kobajë: Sa më shumë që po afrohet 14 shkurti, aq më shumë qytetarë po e mbështesin ardhjen e Hoxhajt kryeministër

Kandidati i PDK-së për deputet, Kujtim Gashi përmes një postimi ka bërë të ditur se sot ka qëndruar në fshatin Kobajë të Prizrenit.

Ai në postimin e tij ka shkruar se sa ma shumë po afrohet dita e zgjedhjeve, aq më shumë po rritet numri i qytetarëve që po e duan Hoxhajn kryeministër.

“Kobaja si gjithmonë, të mobilizuar e të organizuar për fitoren e #Rimëkëmbjes. Sa më shumë që po afrohet 14 shkurti, aq më shumë qytetarë po e mbështesin ardhjen e #HoxhajKryeministër”, ka shkruar Gashi në postimin e tij./Indeksonline/