Hoti pritet në qytetin e minatorëve: Rëndësia politike e Mitrovicës është e pamatshme

Kandidati për kryeministër nga lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se rëndësia politike e Mitrovicës është e pamatshme.
Ai po ashtu ka thënë se pushtetet e kaluara komunale të drejtuara nga partitë tona kundërshtare e kanë degraduar duke i shfrytëzuar dhimbjet e saj, shkruan Indeksonline.
Ndër të tjera ia ka thënë para qytetarëve të këtij qyteti, se me maturinë më të madhe shtetërore dhe institucionale do ta integrojmë gjithë qytetin në rrjedhat politike, institucionale, ekonomike e sociale në shtetin tonë.
Ky është postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Në qytetin e Minatorëve, në MITRVICË!
Rëndësia politike e Mitrovicës është e pamatshme. Pushtetet e kaluara komunale të drejtuara nga partitë tona kundërshtare e kanë degraduar duke i shfrytëzuar dhimbjet e saj.
Sot, para qytetarëve të këtij qyteti, jam zotuar se me maturinë më të madhe shtetërore dhe institucionale do ta integrojmë gjithë qytetin në rrjedhat politike, institucionale, ekonomike e sociale në shtetin tonë. Kjo arrihet me DIALOG, për të cilën gjë na garantojnë partnerët tanë ndërkombëtar!
Unë jam i bindur që edhe qytetarët e Mitrovicës, më 14 shkurt, do të votojnë për një qeverisje të civilizuar që udhëhiqet nga LDK-ja. Ky qytet meriton më shumë!
Indeksonline
