75 Mall Live Search
17:25 / E Diele, 07 Shkurt 2021 / AR

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj viziton familjen e heroit, Enver Zymberi


Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, sot ka vizituar familjen e policit të ndjerë, tashmë heroit Enver Zymberaj.

Kjo u bë e ditur në një postim të bërë nga vetë ish-ministri në rrjetet e tij sociale, në të cilën shkruan:

“Isha për vizitë te familja e nderuar Zymberi, që i dha Kosovës dëshmorin, policin shembullor, Enver Zymberi, i cili ra në krye të detyrës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës. Simbolika e kësaj vizite është vazhdimësi e mirënjohjes sime që kam ndier edhe në kohën sa isha ministër i Brendshëm për këtë familje, por edhe për të gjitha familjet, djemtë dhe vajzat e të cilave ranë në krye të detyrës në përballje me krimin dhe kriminelët”.

Kujtojmë se kontributi i ish-ministrit Sefaj gjatë ushtrimi të detyrës së tij ishte i jashtëzakonshëm për Policinë e Kosovës, ndërsa tani është kandidat për deputet nga radhët e LDK-së me numër 55.