75 Mall Live Search
19:43 / E Diele, 07 Shkurt 2021 / Blerim

Malisheva rreshtohet pro AAK, përkrahje masive për Haradinajn President

Kandidati për president njëherit edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është pritur në mënyrë madhështore në Malishevë, gjatë tubimit zgjedhor të Aleancës.

Haradinaj ka thënë se Kosova ka nevojë për përvojën e UÇK-së për të forcuar Ushtrinë dhe për të mbrojtur qytetarët dhe territorin.

“Kosovës i duhet një udhëheqës, i cili ka dëshmuar se mund të dalë kundër Serbisë dhe kundër Vuçiqit!”, ka thënë Haradinaj.