75 Mall Live Search
21:19 / E Diele, 07 Shkurt 2021 / AR

KQZ informon qytetarët se si duhet të plotësohet fletëvotimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një njoftimi ka informuar qytetarët se si duhet të plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Indeksonline.

Në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ju mund të votoni vetëm për një Subjekt Politik të renditur në anën e majtë të fletëvotimit, ndërsa në anën e djathtë mund të votoni deri në pesë kandidatë nga ai subjekt politik“, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Njoftimi i plotë:

Si të plotësohet fletëvotimi?

Pasi të hyni në kabinën e votimit, sigurohuni që fletëvotimi është i vulosur. Në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ju mund të votoni vetëm për një Subjekt Politik të renditur në anën e majtë të fletëvotimit, ndërsa në anën e djathtë mund të votoni deri në pesë kandidatë nga ai subjekt politik.

Listën e kandidatëve dhe numrat e tyre i gjeni në broshurën që gjendet në kabinën e votimit. Për të mbrojtur fshehtësinë e votës, paloseni fletëvotimin para se të largoheni nga kabina dhe më pas vendoseni në kutinë e votimit.

Të gjitha vendvotimet do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00./Indeksonline/

May be an image of text that says 'Zgjedhjet parakohshme per Kuvendin Republikes Kosoves SHKURT 2021 Shënjoni #Vetëm Subjekt Politik dhe më sẽ shumti Kandidat ZGJEDHJET REPUBLIKESSE KOSOVES 20xx IZBORI SKUPŠTI REPUBLIKE PARTIA AA 0101E001R PARTIA PARTIA GG HH PARTIAJ PARTIA PARTIA PARTIA PARTIA PARTIA PARTIA PARTIA PARTIA xx PARTIA PARTIAZZ PARTIA ZH'