75 Mall Live Search
23:35 / E Diele, 07 Shkurt 2021 / C E

Të rinjtë e Bresanës bëhen bashkë, jo për fushatë por për punë në të mirë të fshatit

Derisa fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit është në kulmin e saj, është dikush që nuk mërzitet për tubime dhe premtime politike.

Të rinjtë e fshatit Bresanë të Komunës së Dragashit kanë bërë një super aksion për të pastruar rrugët e fshatit si dhe oborret e Shtëpisë së Shëndetit dhe Shkollës fillore.

Ky ishte aksioni i parë i këtij lloji derisa ata kanë premtuar se do të vazhdojnë me punë të mira edhe në të ardhmen.

“Aksioni i pare i rinise gjat pastimit te mbeturinave te fshatit. Falenderojme komunen per donacionin : Maska,Doreza,Kese te zeza. Bejm apel per te gjith banoret e fshatit Bresane ta ruajm ambientin nga hedhja e  beturinave sepse pastertia eshte shendeti jone. Aksionet vazhdojnë”, kanë shkruar ata. /IndeksOnline/