Kjo familje po udhëton botën për t’i shpëtuar pandemisë

Një familje hungareze ka marrë një mision të vështirë e të bukur njëkohësisht, të jetojnë në një varkë me vela për t’i shpëtuar pandemisë.
Familja Bosze, nga Hungaria kanë nisur të udhëtojnë nëpë botë me një anije 50 metra e gjkatë. Familja përbëhet nga babai, nëna dhe dy vajzat. Gjithçka nisi verën e kaluar, kur ata u nisën nga një port në detin Adriatik në Kroaci për të udhëtuar drejt Italisë dhe Spanjës më pas, ku u ndalën në kepin Verde.
Ditën e Krishtlindjeve ata mbërritën në Martinique, ndërkohë që aktualisht ndodhen në ishullin Shën Marini, në Karaibe.
Babai punon me shkencat kompjuterike dhe shfaqet mjaft i lumtur që kalon kaq shumë kohë me familjen. Vajzat studiojnë online, duke e bërë procesin më fleksibël.
“Moti përcakton drejtimin për të marrë, sepse stinët e uraganeve dhe cikloneve vendosin kufijtë për lundrim në secilin rajon“, shpjegoi çifti, transmeton KultPlusi.
Familja Bosze nuk ka një një datë kthimi apo një datë kur udhëtimi i tyre do të përfundojë, por diçka e kanë të qartë, pa përfunduar pandemia, udhëtimi nuk do të ndalojë.
“Ne nuk kemi në plan të kthehemi para pesë ose gjashtë vjetësh”, shpjegoi Bosze.
Rruga është për në Perëndim: pas Panamasë, ata do të kalojnë Paqësorin Jugor dhe Oqeanin Indian. Ata gjithashtu krijuan një ditar në Internet.
