Abdullahu: PDK ka vija të kuqe vetëm me Serbinë

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga lista e Partisë Demokratike e Kosovës, Faton Abdullahu, ka thënë se PDK-ja, i ka rrënjët tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës, te Lëvizja Kombëtare Iilegale dhe te praktika shtet ndërtimit demokratik.
“Pa luftën e UÇK-së, Evropa demokratike nuk mund të hynte në këtë pjesë dhe pa vlerat e luftës ne nuk mund të hyjmë në Evropë”, ka thënë ai.
Abdullahu, ka thënë se me luftën e UÇK-së, Kosova ka fituar miq perëndimorë dhe përkrahjen e SHBA-së.
“UÇK-ja është një margaritar i qytetërimit evropian, e me këtë Kosova fitoi miq perëndimorë dhe përkrahjen e SHBA-së, e falë kësaj lufte lëvizen kufijtë në Ballkan”, ka thënë Abdullahu.
Ndër të tjera ai ka përmendur edhe ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin, duke thënë se PDK-ja, ka vija të kuqe vetëm me Serbinë.
“PDK nuk ka vija të kuqe më askënd, por siç thotë Kadri Vesei ne kemi vija të kuqe vetëm me Serbinë”, ka thënë ai.
Shikoni më poshtë videon 2-minutëshe të Faton Abdullahut./Indeksonline