75 Mall Live Search
13:44 / E Hënë, 08 Shkurt 2021 / OSH

Arben Gashi: Lugu i Baranit si në kohën e Rugovës konfirmon besimin në LDK!

Lugu i Baranit rikonfirmoi lidhjen me LDK- në. Në takimin elektoral banorët e Lugut të Baranit  i dhanë mbeshtetjen e plotë listës së kandidatëve të LDK – së për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në këtë ditë të rëndësishme ju do të dëgjoheni përmes zërit të fitores, që në thelb ka mbrojtjen e shtetit dhe bërjen e tij sipas idealeve të presidentit Ibrahim Rugova, tha Arben Gashi, kandidat i LDK- së për deputet, para përkrahësve të shumtë.

Vetëm me LDK-në shteti është i sigurt dhe besimi juaj në LDK është lidhja e pathueshme që do të triumfojë, më 14 shkurt, tha Gashi.