Limaj: Përkrahja për kauzën me çlirimtarët po rritet çdo ditë e më shumë

Lideri i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas takimit të djeshëm madhështor që kishte në Ferizaj, pasdite ka qëndruar nëpër fshatrat e Suharekës, për të takuar mbështetësit e tij nga kjo zonë.
Kreu i Nismas ka thënë se mbështetja masive që morëm mbrëmë në Duhël, Greikoc dhe Bllacë për zgjedhjet e 14 shkurtit, është mesazh i qartë se kauza “Me çlirimtarët” tashmë është prezent në çdo familje të Komunës së Suharekës.

“Kjo gatishmëri dhe vullnet i madh që po shohim çdo ditë në takime të ngrohta me bashkëluftëtarë, intelektualë e përkrahës të Nismas kudo nëpër Kosovë, na jep forcë e besim që kauzën tonë, zërin tonë mbrojtës për vlerat kombëtare t’i çojmë deri në fitore”, ka thënë Limaj.

Fatmir Limaj, që në zgjedhjet e 14 shkurtit po i prinë kauzës “Me çlirimtarët” dhe numrit 121, gjatë këtyre takimeve ka thënë se, me këtë përkrahje të madhe të Suharekës vlerat kombëtare do t’i mbrojmë më mirë dhe zëri i çlirimtarëve të 121-s do të dëgjohet si kurrë më parë në Parlamentin e Kosovës.
