Dy të lënduar në një aksident trafiku në Qylagë

Sot rreth orës 12:00 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Qylagë të Lipjanit.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, transmeton IndeksOnline.
“Si pasojë e aksidentit lëndime kanë marrë dy persona”, ka thënë për IndeksOnlinen, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë rajonale në Prishtinë.
Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut rajonal./IndeksOnline/