75 Mall Live Search
17:42 / E Hënë, 08 Shkurt 2021 / Blerim

Arben Gashi i LDK-së: Të fala nga Lipjani

Ish-shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mandatin e fundit të Kuvendi të Kosovës, Arben Gashi, ka vijuar turin elektoral me partinë e tij.

Ai sot ka qëndruar në Lipjan, ku përkrahësit e kësaj partie kanë bërë një pritje madhështore, për parinë e kësaj partie dhe për kandidatët për deputet të LDK-së.

Në këtë tubim edhe një herë është konfirmuar mbështetja e madhe që ka kjo parti në këtë qytet.

Në një postim në Facebook, Arben Gashi ka shkruar: “Të fala nga Lipjani”.