75 Mall Live Search
19:08 / E Hënë, 08 Shkurt 2021 / OSH

Lajm i keq për Manchester United, ylli i skuadrës jashtë fushave për disa javë

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba nuk pritet të jetë në dispozicion të trajnerit, Ole Gunnar Solskjaer për disa javë.

Kjo pasi ai pësoi një lëndim në kofshë në ndeshjen kundër Everton, transmeton Indeksonline.

“Është një dëmtim që do të duhen disa javë për t’u shëruar. Ai sapo ka filluar rikuperimin e tij, duke punuar me stafin mjekësor dhe ne do ta kthejmë atë sa më shpejtë dhe sa më sigurt që mundemi”, u shprehë Solskjaer për “MUTV”. /Indeksonline/