75 Mall Live Search
20:00 / E Hënë, 08 Shkurt 2021 / AR

Dështon hajni te “Mati 1″/ Nuk arrin të kryej vjedhjen e planifikuar, pronari i kërkon të kthehet

Fenomeni i vjedhjeve në Kosovë ende po vazhdon të jetë i pranishëm, shkruan Indeksonline.

Mbrëmë rreth orës 22:00 në Prishtinë, një person ka tentuar të hyjë brenda një shtëpie, por jo gjithçka shkoi siç e kishte planifikuar.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi i një qytetari në një grup në Facebook.

Indeksonline ka kontaktuar me ankuesin, i cili tregoi që rasti ka ndodhur saktësisht në lagjen “Mati 1“, në rrugën “Abush Loku“, por që fatmirësisht nuk është arritur të kryhet vjedhja.

Hajni është kapur nga kamerat e sigurisë që gjendeshin në atë shtëpi, por që duke u larguar nga aty, ka harruar mjetet më të cilat kishte tentuar hyrjen.

Lus kit tipin (hajnin) let vjen mi mar haletet se i ka harru”, ka thënë pronari./Indeksonline/