Sindi çmendet nga dhurata e Elvisit dhe e puth

Sindi dhe Elvisi kanë zhvilluar takimin e dytë, i cili u transmetua
sot në “Përputhen”. Elvisi pasi ka kontrolluar Instagramin e
Sindit, ka zbuluar se asaj i pëlqejnë trëndafilat blu.
Prandaj ai u tregua shumë romantik dhe e surprizoi Sindin me
një buqetë me trëndafila blu.

E emocionuar nga dhurata, Sindi nuk hezitoi ta përqafonte dhe
t’i dhuronte një puthje Elvisit.

“E meriton një puthje”, i tha Sindi Elvisit e buzëqeshur dhe
shumë e lumtur.
