Zyberaj: Podujeva tregoi se ka bërë zgjedhjen e tyre për 14 shkurt

Kandidati për deputet i Kuvendit të Kosovës, Jetlir Zyberaj ka qëndruar sot në Podujevë bashkë me partiakët e koalicionit AKR-LDK.
Zyberaj është shprehur se në Podujevë morën përkrahje të jashtëzakonshme nga qytetarët duke thënë se kjo gjë do të dhëshmohet edhe me 14 shkurt.
“LDK 132 ✅ Jetlir Zyberaj 44✅ Ata që po kërkojnë referendum kanë mundur ta shohin sonte tubimin e Listës së LDK-AKR në Podujevë. Qytetarë e përkrahës të bashkimit tonë politik në Podujevë treguan se kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe ajo është 132. Podujeva, si edhe gjitha qytetet tjera në Kosovë, na kanë pritur me entuziazëm të jashtëzakonshëm. E gjithë kjo përkrahje, kthehet veç me një Qeveri stabile politike dhe me orientim kah zhvillimi e SHTETndërtimi”, ka shkruar Zyberaj.


