75 Mall Live Search
22:47 / E Hënë, 08 Shkurt 2021 / AR

Haradinaj-Stublla merr mbështetje të madhe në Prishtinë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, mori përkrahje të fortë gjatë një takimi me banorët e lagjes Kolovica të Prishtinës.

Prishtina jonë, vendi që formësoi elitat kulturore, politike e atdhetare për Kosovën, me mbështetjen e saj po e bën Aleancën faktor përcaktues për krijimin e insitucioneve të reja”, u shpreh ministrja Haradinaj-Stublla duke shtuar se “Prishtina nuk e harron asnjëherë faktin që ishte AAK dhe Kryeministri Ramush Haradinaj që e bëri të mundur Ligjin për Kryeqytetin, që i dha atij statusin e merituar”.

“Kolovica, Forca e Prishtinës, FALEMINDERIT për pritjen e përzemërt. Falënderoj po ashtu familjen e Adem e Zelihe Berisha për bujarinë shqiptare e mikpritjen e përzemërt sonte në shtëpinë e tyre. Bashkë jemi Forca e Kosovë”.