Zyrtari për mbrojtjen e viktimave të dhunës e mashtron një person, ja merr 1 mijë e 490

Një zyrtar për mbrojtjen e viktimave të dhunës është arrestuar nga policia meqë I njëjti duke keqpërdorur pozitën e tij i kishte marrë nga viktima para në vlerë 1 mijë e 490 euro, transmeton IndeksOnline.
Ai I kishte premtuar ndihmë asaj në një procedurë. Ndërsa me siç thekson policia ai me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 08.02.2021 – 10:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur duke marrë nga viktima para në vlerë 1.490 euro për t’i ndihmuar në një procedurë në të cilën i dyshuari ishte zyrtar për mbrojtjen e viktimave të dhunës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thekson raporti.