75 Mall Live Search
09:29 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / Blerim

Ismet Mjaki krenar me bizneset private në Viti: Ato janë ‘pasaporta’ e LDK-së!

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga diaspora, Ismet Mjaki ka vazhdon ditën duke vizituar bizneset e vogla private.

Ai sot gjatë ditës ka vizituar një biznes të vogël në fshatin Sllatinë të Komunës së Vitisë, shkruan IndeksOnline.

Sipas tij këto biznese janë “pasaporta” e LDK-së.

Postimi i plotë:

Bizneset private janë ‘pasaporta’ e LDK-së . Një zonjë nga Sllatina me mahniti me punën e zellshme, pastertinë dhe kulturën e punës. Së shpejti në Zvicër do shijojmë prodhimet tona vendore. Të mos vallëzojmë me shami të kuqe, por të krenohemi me njerëzit e vyshëm- kështu bëhet shteti