75 Mall Live Search
11:39 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / OSH

Çollaku poston fotografi me Thaçin dhe simbolin e tij me gisht (Foto)

Ish-shefi i Stafit të presidentit Thaçi, Bekim Çollaku, sot ka postuar fotografi të tij me Thaçin nga Malet e Sharrit, ku ish-presidenti shihet me gisht – simbolin e tij politik.

“Në Malet e Sharrit (2020)”, ka shkruar Çollaku.

Në debatet e mbrëmshme politike është thënë se dje kanë arritur në Kosovë votat e ish-udhëheqësve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.