Queen Latifah, “heroina” e serialit The Equalizer

Aktorja e njohur Queen Latifah është protagonistja kryesore në serialin më të ri amerikan “The Equalizer”. Drama kriminalistike është projekti më i fundit i cili është vazhdim i serialit me po të njëjtin emër që u transmetua në vitet 2014-2018 ku rolin kryesor e luante ylli i kinematografisë, Denzel Washington
Seriali tregon jetën e Robyn McCallit, një grua enigmatike e cila është nënë e një vajze adoleshente të quajtur Delilah. Robyni ka një të kaluar misterioze shfrytëzon aftësitë e saj për t’u ndihmuar personave që nuk kanë ku të drejtohen për nevojat e tyre, duke shërbyer kështu si një engjëll mbrojtës. Në të njëjtën kohë, ajo provon të gjejë ngushëllim për gabimet e jetës së saj.
“The Equalizer” është krijuar nga producentët, Richard Lindheim, Michael Sloan. Ndërsa pjesë e kastës së aktorëve janë edhe: Tory Kittles, Adam Goldberg, Liza Lapira, Laya DeLeon Hayes, Lorraine Toussaint dhe Chris Noth. Sezoni i parë i serialit “The Equalizer”, tashmë është publikuar në kanalin “CBS”.