Kandidatja për deputete nga Kaçaniku në familjen Rugova

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës nga Kaçaniku, Ardita Rrahmani, ka vizituar familjen e presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova.

“Në shtëpinë ku u krijua korniza e shtetit të Republikës së Kosovës. Me emocion të veçantë, u prita nga familja e presidentit historik IBRAHIM RUGOVA në shtëpi e saj. NDER DHE KRENARI”, ka shkruar ajo në Facebook.


