75 Mall Live Search
12:56 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / OSH

Limaj merr përkrahje të madhe në fshatrat e Fushë Kosovës dhe Malishevës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka vazhduar tubimet më përkrahës të tij anekënd vendit.

No description available.

Në tubimet në Turjakë, Llozicë, Vërmicë, Llapqevë të Malishevës si dhe në Vragoli të Fushë Kosovës, kreu i Nismës ka marrë mbështetje të madhe për zgjedhjet e 14 shkurtit.

No description available.

“NISMA Socialdemokrate u është tejet falënderuese përkrahësve tanë nga këto zona, që tashmë janë rreshtuar krah frymës sonë dhe kanë vendosur që më 14 shkurt, të votojnë për numrin 121, për një zë të fuqishëm të çlirimtarëve në Parlamentin e Kosovës”, thuhet ndër të tjera në këtë postim.

No description available.

Postimi i plotë i Nismës:

Kauza jonë “Me Çlirimtarët” mbrëmë mori përkrahje të madhe në Turjakë, Llozicë, Vërmicë dhe Llapqevë të Malishevës, si dhe në Vragoli të Fushë Kosovës.

NISMA Socialdemokrate u është tejet falënderuese përkrahësve tanë nga këto zona, që tashmë janë rreshtuar krah frymës sonë dhe kanë vendosur që më 14 shkurt, të votojnë për numrin 121, për një zë të fuqishëm të çlirimtarëve në Parlamentin e Kosovës.

Me Çlirimtarët

Voto NISMA 121