75 Mall Live Search
13:28 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / OSH

Foto nga vendi i ngjarjes, ku u qëllua me armë disa herë, një person në Prishtinë

IndeksOnline pak më parë ka raportuar për një plagosje që ka ndodhur rreth orës 12:30, në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes edhe më tej vazhdojnë të jenë policia e Kosovës, për të hetuar rastin.

No description available.

Bazuar në të dhënat fillestare një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me rastin në fjalë detaje kanë dhënë edhe nga policia e Kosovës.

No description available.
No description available.

No description available.

“Sot rreth  orës 12:30, policia  ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar si dhe  sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Flora Ahmeti nga policia e Kosovës./IndeksOnline/