Vdes papritmas këngëtarja e njohur amerikane

Ka vdekur në moshën 76 vjeçare këngëtarja e shumë hiteve Mary Wilson.
Ajo ka ndërruar jetë papritmas të hënën në mbrëmje, transmeton Indeksonline.
Vdekja ka ndodhur në shtëpinë e saj në Las Vegas, por që shkaqet e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura.
Sipas burimit të Variety, funerali i saj do të kryhet nga rrethi i ngushtë për shkak të pandemisë./Indeksonline/
