Zyberaj: Vizioni ynë – ta ndërtojmë shtetin me shije përendimore

Kandidati për deputet në listën e LDK-së, Jetlir Zyberaj, ka thënë se vizioni i tyre është ndërtimi i shtetit me shije përendimore, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se ky shtet u ndërtua me shumë mund e sakrificë,.
Zyberaj shtoi se projektin e shtet ndërtimit do ta shpalosin në gjithë Kosovë.
“LDK 132✅
Jetlir Zyberaj 44✅
Shtetin e kemi krijuar me shumë sakrificë, mund, gjak e djersë.
Shtetin duhet ta duam dhe do ta ndërtojmë me shije perendimore.
Ky është vizioni ynë, vizioni dhe projekti i #ShtetNdërtimit që po e shpalosim anë e kënd Republikës’, tha ai./IndeksOnline/